Aktualitet
Alarm në shtetin fqinj! Italia pritet të përfshihet nga stuhi shiu dhe dëbore

Italia pritet që të përfshihet nga moti i keq këtë të dielë. Sipas mediave italiane, vendi fqinjë pritet të pushtohet nga shiu, bora dhe stuhi të forta në Toscanë, Liguria, Lombardi, Veneto, provincat e Trentos dhe Bolzano.
Sipas parashikimit, reshjet do të marrin trajtën e dëborës në mbi 800-1000 metra lartësi nga niveli i detit. Njoftohet po ashtu se kryesisht priten reshje të shumta shiu, shtrëngata dhe erëra të forta.
Nga moti i keq në Itali, pritet të përfshihet edhe vendi ynë duke nisur nga e hëna, ndërsa java pritet të karakterizohet nga reshje të dendura shiu në pjesën jug-perëndimore të vendit.





