Aktualitet

Kthjellime dhe temperatura deri në 35 gradë C, parashikimi i motit për fillimin e javës

Vendi ynë mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites.

Vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në verilindje dhe juglindje duke gjeneruar shira të izoluar. Parashikohet që, kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të mbeten prezent edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe temperaturat e larta, por pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor.

Duke rrezikuar reshje te izoluara. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 30 gradë C në orët e mesditës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button