Opinion

Ambasadorja Yuri Kim përgënjeshtron portalin pranë opozitës:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar mbi një artikull të publikuar nga një portal pranë opozitës në Shqipëri. Teksa përgënjeshtron artikullin me titull “Vazhdon përplasja SHBA-BE për dështimin e Ramës”, ambasadorja Kim shkruan se: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE.Në asnjë moment, SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara – së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi. Shikoni faktet.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button