Aktualitet

RENEA ‘blindon’ Vlorën, 3 persona të arrestuar për armëmbajtje

Forcat RENEA blindojnë qytetin e Vlorës dhe arrestojnë tre persona.

Burime bëjnë me dije për FaxNews se aksioni është duke u zhvilluar në një lokal përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë, ku tre persona të armatosur janë arrestuar në flagrancë.

Gazetarja Afrovita Hysaj raporton se aksioni dyshohet të jetë për persona që paraqesin rrezikshmëri të lartë.

Ambienti i lokalit është rrethuar me shiritin e sigurisë, ndërsa nga pamjet shihet se forca të shumta janë në zonë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button