Aktualitet
Aksioni i opozitës, Berisha nuk përjashton grevën e urisë: Nga parlamenti nuk largohemi…

Ish-kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur interesit të gazetarëve se si do të vijojë rezistenca opozitare ndaj qeverisë së Edi Ramës.
Jashte dyerve te Kryesise se Kuvendit, Berisha përsëriti se deputetët nuk do të largohen nga parlamenti, teksa tha se greva e urisë gjithashtu është një opsion i mundshëm.
“Një gjë ju siguroj ju dhe shqiptarëve që çdo opsion, përfshi grevën e urisë, është 100 përqind i mundshëm. Ne nuk e dorëzojmë Kushtetutën. Ne nga parlamenti nuk largohemi, por në parlament do mbrojmë të drejtat kushtetuese të deputetit, që janë njëkohësisht të drejta kushtetuese të gjithë atyre që kanë votuar opozitën”, tha ish-kryeministri.




