Aktualitet

Stuhia polare do të godasë Shqipërinë, temperaturat do të zbresin nën zero

Kjo e enjte shënon ditën e fundit me mot të mirë dhe me diell. Kjo, pasi e premtja do të sjellë në vendin tonë dimrin e vërtetë, pasi i gjithë territori pritet të përfshihet nga reshjet.

“Kemi një stuhi polare, e cila po zbret drejt rajonit të Ballkanit, duke prekur edhe territorin shqiptar. Parashikohet që dita e premte të sjellë vranësira të shumta, që do të gjenerojnë reshjet shiu, si fillim në pjesën veri-perëndimore”, tha meteorologu Hakil Osmani për Tv Klan.

Situata do të përkeqësohet në orët e mbrëmjes të së premtes, teksa reshjet në zonat malore do të jenë në formën e dëborës.

“Në zonat malore, kryesisht ato veri-lindore, duke përfshirë këtu qarkun e Kukësit, Pukës, Peshkopisë, pritet të sjellin reshje në formën e dëborës, ndërsa pjesa tjetër e territorit shqiptar, do të ketë reshje shiu, të cilat do të jenë herë pas here edhe në formën e rrebesheve afatshkurtra”

Kjo do të shoqërohet me një ulje të ndjeshme të temperaturave ku termometri do të shënojë edhe vlera negative.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button