Aktualitet

Dëbora zbardh qarkun e Korçës, trashësia shkon deri në 20 centimetra

Ulja e temperaturave gjatë natës është shoqëruar me reshje bore në zonat malore të juglindjes. Borë me intensitet mesatar ka pasur në lartësitë mbi 1 000 metër mbi nivelin e detit.

Rrugët nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafëthanën dhe Leskovikun janë të qarkullueshme normalisht.

Në rrugën Boboshticë-Dardhë, nga kilometri i 7 deri në km 12 trashësia e borës është 6  centimetra.

Subjektet kontraktore kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe kanë kriposur aksin turistik drejt Dardhës, i cili qarkullohet pa probleme.

Në fshatrat e thellë malore të bashkisë së Korcës, Shtyllë, Panarit, Lekas trashësia e borës shkon deri në 20 centimetra.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button