Aktualitet

Detaje tronditëse nga vrasja e Liridona Murselit, rrëfehet autori: Burri i saj më premtoi 30 mijë euro për ta ekzekutuar

Granit Plava, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit në Kosovë, ka dhënë dëshmi tronditëse rreth ngjarjes, duke deklaruar se ka qenë burri i viktimës, Naim Murseli ai i cili e ka porositur vrasjen duke i premtuar shumën prej 30 mijë eurosh. 

Sipas ‘Indeksi online’, një pjesë të shumës ai ia kishte dhënë ndërsa pjesën tjetër do ia jepte më vonë. Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar në fshatin Rakovinë të Gjakovës.Për momentin nuk dihen arsyet, përse Naim Murseli do të paguante 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button