Aktualitet

Vjen lajmi i mirë: Ky është shteti në Europë që heq Shqipërinë nga lista e karantinës

Situata nga pandemia ka ndikuar edhe në sektorin e fluturimeve.

Prej më shumë se një viti, kufinjtë në vendin tonë janë mbyllur dhe shqiptarët që nuk janë të pajisur me dokumente të huaja nuk mund të dalin në shumicën e shteteve, me përjashtim të Dubait, Turqisë,  Maqedonisë, Kosovës etj.Ndërkohë mësohet se qeveria në Irlandë ka vendosur të heqë nga lista e karantinës disa shtete europiane, si Belgjika, Franca, Italia, pasi sipas tyre nuk paraqesin një rrezik real për përhapjen e C OVID19.Por, ditën e djeshme në po këtë shtet, Departamenti i Shëndetësisë konfirmoi se Izraeli, Shqipëria dhe ishulli i vogël i Karaibeve, Shën Lucia ishin hequr nga lista e vendeve të mbuluara nga karantina e detyrueshme.Qeveria në Irlandë po pret një vendim nga Komiteti Këshillues Kombëtar i Imunizimit për kufizimet e mundshme, rreth atyre që duhet të marrin vaksinën AstraZeneca.Irlanda nuk dëshiron që të krijohet një situatë e rënduar për turistët që nuk kanë bërë më parë rezervimin e detyrueshëm në hotel.Menjëherë pas heqjes së kufizimit të fluturimeve për dhjetra shtete, autoritetet kanë raportuar për një fluks të madh në aeroportet e Irlandës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button