Histori Suksesi

Histori suksesi, Mauro Cani nga Vora, kampion boksi në Hollandë.

Histori suksesi, Mauro Cani, kampion boksi në Hollandë.

Mauro Cani shpallet kampion duke marrë brezin “Elitë” të kampionatit absolut të Hollandës, në përballjen me ish kamionin dhe kampionin aktual të Hollandës.


Historia e Mauros është vetë një sfidë. Djali nga Vora ka një karrierë sportive mbreslënëse. Një ish akrobati i Cirkut Kombëtar nga mosha 9 deri 17 vjeç. Në moshën 17 vjeçare nisi boksin ku është shpallur kampion absolut elite i Shqiperise. Në vitin 2013 emigron në shtetin Anglez, ku ka jetuar për 8 vite dhe ka vazhduar boksin. Në vitin 2017 është shpallur kampion kombetar i Anglisë. Në vitin 2022 zhvendoset në Hollande ku edhe jeton dhe ushtron sportin e boksit. Këtë fundjave 9-10 Dhjetor 2023 mposhti ish kampionin e Hollandes si dhe në finale kampionin aktual te Hollandes duke u shpallur dhe marrë brezin Elite te Kampionit absolut te Hollandes. Mauro, një tjetër shembull suksesi shqipëtarësh në botë. Urime kampion!!!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button