Aktualitet
Rokadë në Policinë e Shtetit, ndryshohen shefat e disa komisariateve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime brenda radhëve të uniformave blu.
Burime për mediat bëjnë me dije se Altin Lila nga shef i Komisariatit numër 3 shkon në krye të Komisariatit nr 1. Ndërsa Petrit Hala nga komisariati numër 1 shkon shef i Komisariatit në Librazhd.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se ka pasur ndyshime të tjera në rrethe si dhe në policitë kufitare.




