Aktualitet

Berisha në konferencë, SPAK dorëzon në GJKKO kërkesën për arrest shtëpie për ish kryeministrin

SPAK ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për masën e arrestit të shtëpisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha raporton gazetari i Faxnews Elvis Myrta. Berishës iu hoq imuniteti nga Kuvendi gjatë ditës së djeshme me 75 vota pro.

SPAK kërkoi ashpërsim të masës ndaj Berishës, ndaj të cilit më herët ishte caktuar detyrim paraqitje, masë të cilën ish-kryeministri nuk e respektoi.

Rikujtojmë se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Më herët SPAK iu drejtua me një rekurs Gjykatës së Lartë ku kërkon rikthimin në qeli të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Ky i fundit ndodhet në masën e arrestit në shtëpi, pas vendimit të Apelit të GJKKO, po për dosjen Partizani.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button