Aktualitet

GJKKO miraton masën “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për Berishën

GJKKO ka miratuar sot masën “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në këtë mënyrë, Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK, për masë më të ashpër sigurie për Berishën, se sa ajo “detyrim paraqitje”, të cilën ish-kryeministri nuk e zbatoi.

Pas shtyrjes së vendimit disa herë gjatë javës, GJKKO dha vendimin këtë të shtunë. I pranishëm në seancë nuk ka qenë i pranishëm Berisha por ai u përfaqësua nga avokatët e tij.Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button