Aktualitet

Albin Kurti kryeministres së Serbisë: Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo ‘Kosova e Metohija’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte pjesëmarrës ditën e sotme në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt në Londër.

Gjatë fjalës së tij, Kurti korigjinoi panelin duke thënë se emri i vendit te tij është “Republika e Kosovës” e  jo “Kosova e Metohija” siç u quajt.“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo si i është referuar këtu ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja në këtë rrugë do të merrja shumë kohë, pasi pos Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica Rashka dhe Lugina e Preshevës. Më mirë të përqendrohemi në ekonomi”, është shprehur ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button