Aktualitet

GJKKO administron procesverbalin e dëshmisë së ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha

GJKKO ka administruar procesverbalin e dëshmisë së ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha.

Dëshmia e tij është dhënë në gjyqin ku ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë I pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me masakrën e Gërdecit.

15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, në fshatin Gërdec në Vorë.

Ngjarja la pas 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara.

Avokati i Fatmir Mediut dhe avokatët e viktimave kërkuan që Luan Hoxha të pyetet me letërporosi ose përmes video konferencës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button