Aktualitet

Rama zgjedh ti urojë njerëzit e punës: Asgjë nuk është e pamundur

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të urojë punëtorët në ditën e 1 Majit. I pranishëm në impiantin e Ferrokromit të AlbChrome në Elbasan Rama kishte këtë urim

“Më vjen mirë që sot në këtë ditë të shënuar të 1 Majit të jem këtu e të përfitoj nga rasti e drejtëpërdrejtë me zë ti uroj të gjithë njerëzve të punës, ata që besojnë tek puna, e bashkojnë forcat në punë. Të gjithë njerëzve që përmes punës po provojnë se asgjë nuk është e pamundur në këtë vendin tonë të bekuar e po bëjnë sukses që nga majat e maleve e deri poshtë në fushat e begata të Shqipërisë. Urimi im është që çdo njeri i punës të ketë bekime, shëndet e vetëm sukses”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button