Aktualitet

Vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë, mjeku i urgjencës rrëfen momentin kur viktima mbërriti në spital: Erdhi pa shenja jete

Sot është përcjellë për në banesën e fundit 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në pjesën e kraharorit, teksa ishte duke luajtur ndeshje futbolli në një kalçeto të Vlorës.

Detjon Pashaj, mjeku i urgjencës, në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Mikel Marsi, ka rrëfyer momentin kur 42-vjeçari, Besfort Runaj, ka mbërritur ne urgjencë, por fatkeqësisht pa shenja jete.

“Kam qenë unë mjek roje. Fatkeqësisht pacienti erdhi pa shenja jete, pa puls. Në momentin që pacienti vjen pa shenja jete është e pamundur. Nuk kemi informacion për sëmundje të tjera që mund të ketë pasur, ndaj theksoj se të gjitha grup moshat të diagnostikohen. Qofte edhe një vizitë te mjeku i familjes, apo konsulta te kardiologu.”, u shpreh mjeku i urgjencës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button