Rajoni - Bota

Edhe spitali në duart e Kamorrës, 11 të arrestuar në Napoli

Klani mafioz “Contini Camorra”, një degë e Aleancës Secondigliano, mbajti nën kontroll spitalin “San Giovanni Bosco” në Napoli.

Ky ishte zbulimi tronditës i karabinierëve italianë të cilët të koordinuar me prokurorinë kryen 11 arrestime në lidhje me këtë.Disa konfiskime u kryen edhe ndaj anëtarëve të organizatës kriminale që vepron në Napoli, konkretisht në zonat e San Giovanniello, Borgo San Antonio Abate, Ferrovia, Vasto-Arenaccia, Stadera-Poggioreale dhe Rione Amicizia.Spitali “San Giovanni Bosco” ishte prej kohësh në qendër të një hetimi tjetër nga Prokuroria e Napolit në vitin 2019, ku klani mafioz ndikoi në menaxhimin funksional të strukturës spitalore që bie në zonën e ndikimit të organizatës kriminale.

Disa konfiskime u kryen edhe ndaj anëtarëve të organizatës kriminale që vepron në Napoli, konkretisht në zonat e San Giovanniello, Borgo San Antonio Abate, Ferrovia, Vasto-Arenaccia, Stadera-Poggioreale dhe Rione Amicizia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button