Aktualitet

Vlorë/ Goditi me thikë një 23 vjeçar, shkak një konflikt çasti

Policia e Vlorës ka nisur punën për kapjen e një 40-vjeçari, pasi ditën e djeshme goditi me thikë një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur të premten në lagjen “Pavarësia”, ku shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit, për motive të dobëta. 23- vjeçari, i cili u godit me thikë mësohet se ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë, referoi materiale në Prokurori dhe punon për kapjen e shtetasit 40- vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin 23 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button