Aktualitet

Euro bie për herë të parë poshtë kufirit të 100 lekëve

Sezoni veror shoqërohet me presione të shtuara për zhvlerësimin e euros, për shkak të pikut të sezonit turistik. Banka e Shqipërisë u përpoq t’i paraprinte qysh në fillim të sezonit këtij efekti, duke përcjellë edhe një mesazh për aktorët e tregut. Banka qendrore kishte arritur me sukses ta mbajë kursin sipër nivelit të synuar, deri ditën e sotme.

Kursi i këmbimit të euros ka rënë për herë të parë zyrtarisht poshtë kufirit të 100 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 99.95 lekë, duke prekur një minimum të ri historik.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button