Sport

⚽️ Vora nis me këmbë të mbarë,goli i kasallës i dhuron 3 pikë ndaj Apollonisë

Vora e Arian Bellait e ka nisur me fitore këtë sezon të ri të Kategorisë së Parë, duke mposhtur me rezultatin 1-0, Apoloninë. Ishte Ergis Kasalla ai që bëri heroin në përballjen e sotme, duke shënuar golin e fitores në minutën e 31-të. Futbollisti i cili iu bashkua vorakëve në këtë merkato vere, nga radhët e Korabit, arriti të bënte debutimin e duhur, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij. 

Vlen të theksohet fakti se dueli ishte i luftuar deri në minutat e fundit, ndërkohë që të dy skuadrat goditën nga një traversë.  

TRAVERSA E RUZGIS NGA MESFUSHA: VIDEO 

GOLI I KASALLËS: VIDEO

FORMACIONET ZYRTARE: 

VORA: Ruçi, Shehi, Imami, Ismaili, Geci, Tabaku, Idris, Aneni, Lika, Kasalla, Ruzgis. Trajner: A.Bellai. 

APOLONIA: Bushi, Asllanaj, Rajab, Shanaj, Repaj, Kofi, Hebeja, Ndubuisi, Musa, Trifoni, Umejiego. Trajner: A.Mërgjyshi 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button