Detaje të reja nga ngjarja në ‘Don Bosko’, njëri nga të plagosurit me precedent të mëparshëm penal

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë ku mbetën të plagosur dy persona, Kastriot Elezaj, 45 vjec dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç. Sipas burimeve për mediat, dy të plagosurit kanë qënë duke pirë kafe në një bar pranë xhamisë në zonën e Don Boskos dhe autori i dyshuar iu është afruar këmbë, me një kapele dhe ka gjuajtur me armë zjarri. Nga të shtënat, Elezaj është plagosur në këmbë ndërsa Metushi është plagosur në gjoks.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit ‘Ushtarak’ ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve, Kastriot Elezaj ka qënë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh dhe ka pak muaj që është kthyer në Shqipëri.
Nga hetimet e para të policisë bëhet me dije se më fshatin Qereke, në Tiranë është gjetur një makinë, ‘golf 5’ me xhama të zi pa targa, e djegur dhe besohet se është e autoreve të dyshuar që kanë lidhje me krimin.
Nuk është bërë ende me dije identiteti dhe kapja e autorit të kësaj ngjarjeje.




