Aktualitet

Ulen temperaturat, rrebeshe shiu në orët në vijim, rrezik për përmbytje në…

I gjithë vendi ynë është përfshirë që prej natës së djeshme nga reshje të shumta shiu dhe stuhi. Sipas meteorologes së A2 CNN Tanja Porja gjatë natës kanë rënë 46 mm shi. Meteorologia paralajmëroi në “Dita Jonë” se rrebeshet do të vijojnë gjatë gjithë ditës sidomos në zonat qendrore dhe jugore, por më të rralla paradite. Ndërsa në veri, sipas saj pritet përmirësim në mesditë.

Temperaturat në vendin tonë do të ulen me 4 gradë në mesditë, duke arritur në 28 gradë celcius, ndërsa era e fuqishme me drejtim verior do të jetë shumë problematike në hapësirat detare, raporton meteorologia.

E njëjta situatë paraqitet edhe në rajon, ku termometri zbret ndjeshëm në 6 gradë më pak.

Meterologia e A2 theksoi se në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut do të ketë rrebeshe afatshkurtra të cilat mund të sjellin edhe përmbytje.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button