Aktualitet

Parashikimi i motit 9 Tetor 2024/ Vranësira dhe reshje shiu

Vendi ynë në orët e paradites, do të mbizotërohet nga vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu, ku më të theksuara shirat paraqiten në zonat Veriperëndimore dhe Jugperëndimor.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë më vranësira dhe reshje, por në sasi të pakta. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës, të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button