Aeroplanmbajtësja kineze shfaqet në jug të ishullit, Tajvani në gatishmëri për luftë
Ushtria e Tajvanit është vendosur në “gatishmëri të lartë” sot pasi zbuloi se një aeroplanmbajtëse kineze po lëviz në jug të ishullit.
Njoftimin e bëri ministria e mbrojtjes së Tajvanit, duke thënë se “aeroplanmbajtësja kineze Liaoning ka hyrë në ujërat pranë ngushticës së Bashit dhe po shkon drejt Paqësorit perëndimor”.
Taipei zyrtar vë në dukje se ushtria mbetet “në gatishmëri të lartë dhe madje e gatshme të reagojë nëse është e nevojshme”, shkruan A2.Pekini, i cili e përshkruan Lai si një “separatist“, iu kundërpërgjigj duke paralajmëruar se “provokimet e presidentit tajvanez do të shkaktojnë katastrofë për popullin e tij”.
Pekini, i cili e konsideron Tajvanin një provincë kineze, ka rritur presionin e tij ushtarak dhe politik mbi ishullin vitet e fundit.
Me rastin e ditës kombëtare të Tajvanit, presidenti Lai Ching-te tha të enjten se do t’i “rezistojnë aneksimit” të ishullit, raporton A2.