Aktualitet

U arrestua me urdhër të SPAK! Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, akuzat ndaj Ilir Metës

Paralajmëroi konferencë për shtyp, arrestohet kreu i PL-së, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar pak momente më parë në kryeqytet.

Top Channel mëson se Meta ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK. Meta është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.Deri më tani nuk ka informacion mbi akuzën zyrtare ndaj kreut të PL-së. Megjithatë Meta është paraqitur me parë në dyert e SPAK ku ka folur për dosjen Cez-Dia. Po ashtu në vitin 2022, Meta është kallëzuar në SPAK ndaj ish-deputeti Halit Valteri.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button