Aktualitet

Maratona e Tiranës, një ditë pa makina me mbi 4000 garues në total

Këtë fundjavë, në Tiranë zhvillohet maratona e përvitshme e cila prej 8 vitesh është kthyer në një traditë në Tiranë. Në këtë maratonë janë rreth 50 shtete të regjistruar dhe rreth 1000 garues nga këto vende dhe në total janë mbi 4000 garues. Pjesa tjetër janë nga rajoni.

Me rastin e ketij kompeticioni, shumë rrugë të kryeqytetit do të bllokohen dhe forca të shumta policie do jenë në terren, ndaj Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit të Tiranës, Mirela Koçollari kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.

Rreth 500 forca policore do të jenë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e eventit, ndërsa qarkullimi do të jetë i kufizuar në disa zona për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe lehtësuar organizimin e aktivitetit. Koçollari kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe ta cilësojnë të dielën si një ditë pa makina..

Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit të Tiranës, shton se do të ketë disa evente argëtuese, jo vetëm për garuesit, por edhe për qytetarët që ta konsiderojnë si ditë feste dhe të bëjnë ecje sportive duke arritur disa distance, duke i lënë mjetet motorike.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button