PD s’fitoi asnjë Bashki, Basha pyetet nëse mendon dorëheqjen: Jam përballur me masakra, s’kam humbur asnjë garë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat, duke komentuar rezultatin negativ të PD-së në zgjedhjet e 6 marsit, Basha tha se qytetarët e braktisën këtë proces.
Kryedemokrati theksoi se vetëm 30% e qytetarëve morën pjesë në zgjedhje.
Në daljen e sotme për mediat, Basha thotë se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij, ndërsa zgjedhjet i quan si “masakra elektorale”, përballë të cilave PD nuk ka mundur të fitojë.
Basha nuk i quan humbje plot 6 palë zgjedhje të pafituara nga Partia Demokratike.
“Mos kapërceni në konkluzione, dëgjoni analizën. Jam i gatshëm të jap siç kam dhënë gjithçka për të mos qenë peng i regjimit. PD nuk është pronë personale. As e imja. Propagandës dua t’i them se nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Jam përballur gjithmonë me masakra”, tha Basha.
Reformimi i PD-së ka filluar dhe do të bëhet në çdo nivel. Jam i gatshëm të jap gjithçka për të vazhduar dhe për të udhëhequr reformimin e Partisë Demokratike. PD-ja nuk është pronë personale. Propagandës dua ti them se nuk kam humbur asnjë garë por po flasim për masakra zgjedhore. Në veçanti në këtë betejë dhe në ketë dy plane beteje është rikthimi i besimit tek shqiptarët”, ka thënë Basha.
Kreu i PD-së Lulzim Basha është pyetur sot nga mediat nëse po e mendon dorëheqjen si opsion pas rezultatit të zgjedhjeve në 6 Bashki, ku nuk arriti të marrë asnjë fitore, sipas shifrave deri tani.
“Gjithë konstatimet që mund të dëshironi të bëni sot janë e drejta juaj. Faktet janë këto, 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata shtetërore është detyruar të marrë pjesë. Bandat janë përfshirë po ashtu. PD-së i janë mohuar komisionerët. Të gjitha këto zbehen para mesazhit që jep braktisja e procesit të 6 marsit”, tha Basha.




