Aktualitet

Vrasja e dy motrave, gruaja e autorit: E dija për lidhjen! Do zhdukem, ose do më vrasin!

Vjollca Telo, bashkëshortja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit i cili vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, ka folur për ngjarjen që tronditi Tiranën pak orë para ndërrimit të viteve.

Në një prononcim për mediat ajo ka thënë se familja e saj është kërcënuar dhe se ka kërkuar urdhër-mbrojtjeje nga ana e policisë.

Po ashtu ajo ka thënë se e dinte për lidhjen që bashkëshorti kishte me dy motrat dhe e ka pranuar për të mos shkatërruar familjen.

“Unë kam kërcënime në shtëpi, i kanë ardhur gocës tre veta… burri i denoncoi. Unë kam kërkuar mbrojtje nga shteti, i kanë ardhur fëmijës që në mëngjes dhe i kanë shkuar te dera dhe e kanë bërë fëmijën copë nga këmbët, – tregon ajo. –  Do të kërkoj mbrojtje nga policia dhe nga shteti dhe kërkoj që të iki nga ky vend ose të vijnë të më vrasin”.

Do kërkosh mbrojtje nga policia?

Mbrojtje nga policia po e po. I kam thënë dua mbrojtje nga shteti se unë nuk dua të rri më në Shqipëri. Do zhdukem ose të vijnë të më vrasin.

A ke frikë në këtë shtëpi? Po akuzat që ka bërë për trafik fëmijësh?

Nuk janë të vërteta. Janë të gjitha rrena. Ata duan pasurinë, duan këtë shtëpi. Unë kam hyrje-dalje familjare me këta. E di gjithë lagja.

E dinit që burri juaj ka patur marrëdhënie me të? E keni pranuar?

Po e dija. E kam pranuar. Mos prish familjen time.

Ngjarja është shumë e rëndë, keni ju një koment?

Unë e di që burri e bëri vrasjen. Unë nuk e shtyva burrin. Unë kam jetuar me të, kam ngrënë dhe kam pirë. Edhe kam fjetur. Kam qenë në Pogradec, kam ngrënë, kam pirë. Kam qenë në Greqi. Njoh vëllain. Më solli perdet nga Franca.

Si e more vesh ngjarjen?

Mora në telefon çunin e Zhanit.

Çfarë njeriu ishte bashkëshorti juaj?

Njeriu më i mirë në botë.

Tre ditë më parë, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 59-vjeçarin Përparim Ademi, i cili në 31 dhjetor vrau me breshëri kallashnikovi motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në banesën e tyre.

Autori, edhe pse i martuar ligjërisht, kishte lidhje me të dyja motrat dhe prishja e marrëdhënies jashtëmartesore me njërën prej tyre, dyshohet se është shkaku i krimit monstruoz. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button