Aktualitet

Moti i keq, Balluku: OSHEE dhe ARRSH, mjete dhe forca të shtuara në gatishmëri për çdo defekt

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se, grupet e mirëmbajtjes së Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe ekipet e OSHEE, janë në terren për menaxhimin e çdo problematike të shkaktuar si pasojë e përkeqësimit të motit.

Sipas saj, ekipet e punës janë në terren që prej ditës së djeshme dhe vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo defekt që paraqitet në rrjetin energjetik dhe infrastrukturën rrugore nga moti me reshje shiu dhe dëbore.

Balluku ndau në rrjete sociale foto nga puna që po kryejnë ekspertët në terren për riparimin e defekteve, teksa shkroi se, “puna vijon”.

“Me mjete dhe forca të shtuara në të gjithë vendin për të garantuar qarkullimin e automjeteve në akset rrugore, si dhe për të rikthyer energjinë elektrike në çdo familje”, tha Balluku.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button