Aktualitet

Kryebashkiaku i Vorës Blerim Shera jep lajmin e rëndesishëm, ja dy projektet të cilat i firmosi…

Kryebashkiaku i Vorës Blerim Shera jep lajmin e rëndesishëm, ja dy projektet të cilat i firmosi…

E nisim 2025 -ën mbare duke nënshkruar dy projekte të rëndesishme për

Fëmijët me aftësi të veçanta;
Gratë e dhunuara;
Të moshuarit në nevojë.

Postimi :

E nisim 2025-ën mbarë me dy projekte të rëndësishme për Vorën! 🌟

Nënshkruam dy marrëveshje që do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm për:
👩‍👧‍👦 Fëmijët me aftësi të veçanta;
👩‍🦳 Gratë e dhunuara;
👵 Të moshuarit në nevojë.

Me praninë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu, Ambasadorit të BE-së, z. Silvio Gonzato, kryetarëve të bashkive dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, morëm pjesë në aktivitetin “Fondi Social dhe Partneriteti me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”.

✍️ Në kuadër të Fondit Social, Vora përfiton:
1️⃣ Shërbime multifunksionale për të moshuarit – përfshirë shërbime në familje, qendra ditore dhe rezidenciale, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
2️⃣ Qendrën Multifunksionale të parë në Vorë – financuar nga BE dhe zbatuar nga UNICEF dhe World Vision, në partneritet me Shoqatën Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ), për mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve në nevojë.

https://www.facebook.com/share/p/19ijMs4Eds/?

Këto projekte do të sjellin më shumë kujdes, solidaritet dhe shpresë për komunitetin tonë. Bashkë mund të bëjmë ndryshimin! 🙏

https://www.facebook.com/share/p/19ijMs4Eds/?

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button