Aktualitet

“S’jam i qartë se para kujt jep llogari, prokurorin se njoh”, Rama flet për Veliajn: Sot kremtojmë 105-vjetorin e çlirimit të Tiranës, por me një paradoks

Në ceremoninë e 105 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Tiranës, ka folur kreu i qeverisë Edi Rama. Ai u ndal në fillim të fjalës së tij në zhvillimet e fundit, arrestimin e Erion Veliajt.

Jemi këtu për kremtuar një përvjetor të kryeqytetit dhe në të njëjtën kohë jemi  në një paradoks sepse mungon kryetari i bashkisë, i zgjedhur nga çerek mln zgjedhësve për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar një kontratë të tijën dhe të forcës sonë politike me qytetarët. Kontrata është ndërprerë nga dikush që unë personalisht nuk e njoh për fytyrë.

Kush zgjedh që njeriun e zgjedhur ta marrë pa gjyq dhe ta mbyllë në një dhomë paraburgimi nuk është e qartë për mua se llogari para kujt jep por me siguri jo para qytetarëve që kanë zgjedhur kryetar bashkie”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button