Aktualitet

Kryebashkiaku Arbana: Është përmirësuar rrjeti i ujësjellësit të Shijakut.

Kryebashkiaku Arbana: Është përmirësuar rrjeti i ujësjellësit të Shijakut.

“Zgjidhja e problemit 30 vjeçar të ujësjellësit të Shijakut që ishte shumë i amortizuar, është një nga investimet më të domosdoshme që kemi bërë për familjet shijakase.”- është shprehur në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana.

Ai ka theksuar gjithashtu: “Bashkia Shijak ka përfituar këtë investim nga Qeveria shqiptare me mbështetjen e Kryeministrit Rama.
Garantojmë ujin e pijshëm për çdo familje duke ndërtuar mbi 30 km rrjet të brendshëm. Kemi rikonstruktuar depon e cila furnizon Shijakun dhe janë instaluar pompat e reja.
Kemi eleminuar lidhjet e paligjshme gjithashtu dhe humbjet në rrjet nga amortizimi i tij ndër vite.
Po punohet për të përfunduar rrjetin e ujësjellësit të Njësive Administrative.

Më e mira është përpara!”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button