Aktualitet

Zelensky: 106 shtete konfirmojnë pjesëmarrjen në samitin e Paqes! Edhe Shqipëria pjesëmarrëse

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskiy, tha se 106 vende dhe organizata deri më tani kanë rënë dakord të marrin pjesë në një samit që do të mbahet në Zvicër me qëllim rivendosjen e paqes në kombin e tij të shkatërruar nga lufta.

Me 22 maj dhe Shqipëria konfirmoi pjesëmarrjen në samitin e Paqes që pritet të mbahet në datat 15 – 16 qershor në Zvicër në qytezën Bürgenstock në kantonin Nidwalden të Zvicrës.

Ndërkohë, Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, ku 24 dronë rusë të nisur gjatë natës u shkatërruan nga mbrojtja ajrore ukrainase.

“Sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore shkatërruan 24 nga 25 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës”, tha Forcat Ajrore të Ukrainës.  Rusia lëshoi ​​gjithashtu një raketë lundrimi Iskander-K drejt rajonit Kharkiv të Ukrainës dhe një raketë kundërajrore, raportoi forca ajrore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button