Aktualitet

Ratifikohet marrëveshja për pensionet me Italinë, Balla: Kjo është një ditë shumë e rëndësishme

Ministri Taulant Balla ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes për pensionet në Senatin italian me 129 vota.

“Me të gjitha votat PRO Senati i Parlamentit Italian ratifikoi finalizimin e marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane në fushën e Sigurimeve Shoqërore/Pensionet.

Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë bashkëatdhetarët tanë në Itali, por edhe familjarët e tyre kudondodhur, sepse me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes të gjithë ata (450.000-500.000 shqiptare) që kanë shumë vite që jetojnë, sakrifikojnë, punojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomik të Italisë, (nga ’90 e këtej) por edhe të atyre shtetasve italianë që kanë kontribuar e punojnë në Shqipëri, do të kenë më në fund mundësi të gëzojnë dhe përfitojnë sigurimet shoqërore/pensionet.Me firmosjen nga Presidenti Mattarella Marreveshja hyn në fuqi”, shprehet Balla.

https://www.facebook.com/share/1KZVpMsavT/?mibextid=wwXIfr

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button