Sport

Ministri Blendi Gonxhja përshëndet suksesin e Vora FK: “Një fanellë tjetër nga Qarku i Tiranës në elitën e futbollit shqiptar!”

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëkohësisht edhe kandidat në listën e hapur për Qarkun e Tiranës, ka uruar ekipin e futbollit Vora FK për shpalljen kampion të Kategorisë së Parë dhe ngjitjen direkte në Superiore.

Në një postim entuziast, ministri Gonxhja vlerësoi suksesin si një arritje të jashtëzakonshme të një projekti sportiv që brenda vetëm tre vitesh ka çuar Vorën në majat e futbollit shqiptar.

“Vora Kampione e Kategorisë 1 dhe direkt në Superiore, ende pa u mbyllur kampionati! Super sukses i djemve të Vorës në vetëm 3 vite projekt! Qarku Tiranë me një tjetër fanellë në ligën e më të mirëve!”, shkruan ai.

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e sportit si një faktor bashkimi dhe edukimi, duke i atribuar këtë sukses shpirtit të skuadrës, përkushtimit të lojtarëve, mbështetjes së tifozëve, sponsorëve dhe rolit aktiv të Bashkisë së Vorës.

Ai ftoi gjithashtu qytetarët të marrin pjesë në festën e organizuar më 19 prill në Vorë, për të kremtuar trofeun dhe këtë arritje të merituar!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button