Aktualitet

Media italiane “La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri

Mediat italine, duke i referuar Partisë Demokratike të Italisë, raportojnë se nga 41 emigrantë që zbarkuan së fundmi në Gjadër të Lezhës, kanë mbetur 25.

Nuk dihet nëse 16 emigrantë janë rikthyer në Itali në pritje të riatdhesimit apo janë në dhoma izolimi për shkak të revoltës që para dy javëve që këta të fundit bënë në kampin e Gjadrit.

Ndërkohë, një tjetër problem me emigrantët e ardhur nga Italia dhe që ka hapur një diskurs më vete është fakti nëse një i tillë kërkon azil kur ndodhet në Gjadër, pasi procedura rinis nga e para, teksa emigranti duhet të rikthehet menjëherë në Itali.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button