Aktualitet

Me kallashnikov në dorë tek “Ali Demi”, momenti kur Arjan Telhallari shkon drejt zyrave të Tom Doshit

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale tregon Arjan Telhallarin me kallashnikov në dorë, duke ecur në zonën e “Ali Demit” pranë zyrës elektorale të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.shpallur në kërkim nga policia, Telhallari mësohet se kishte dalë në kërkim të një personi i cili ishte përfshirë në një sherr me djalin e tij mesditën e djeshme.

Pas sherrit, i riu ka shkuar në shtëpi dhe bashkë me të atin, Arjan Telhallari, kanë shkuar tek lokali në zonë për të gjetur djalin tjetër me të cilin ishte zënë, por nuk e kanë gjetur aty.

Pasi kanë kontrolluar zonën, kanë parë që ai ndodhej tek zyra e PSD e më pas kanë hyrë aty dhe janë konfliktuar.

Sipas Policisë, automatiku i Telhallarit ka qenë i mbushur, madje atij i kanë rënë fishekët në tokë gjatë sherrit, por arma nuk rezulton që është përdorur.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button