Aktualitet

Rama i kundërvihet Vuçiçit në Bruksel: Kosova është Kosovë dhe pikë, jo e ashtuquajtur

Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtetë rajonal i bashkëpunimit sepse po prodhon rezultate për të gjithë”.

Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga konferenca e përbashkët me disa nga liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e mbajtur në Bashkimin Evropian.

Për Ramën sa i përket Ballkanit të Hapur– problem duhet të ishte mospranimi i Presidencës serbe dhe jo mosardhja e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri shqiptar e cilësoi Ballkanin e Hapur një mekanizëm i cili ndaloi një gjakderdhje tjetër dhe një luftë tjetër – duke përqafur kështu mendimin e Ali Ahmetit.

Rama nuk ngurroi të korrigjojë edhe deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha “e ashtuquajtura Kosovë”.

“Aleksandëri e quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë”.

Pjesë nga deklaratat:

Aleksandër Vuçiç: Unë besoj se e ardhmja është në duart tona. Nëse do të nisim të lidhemi, të integrohemi midis njëri-tjetrit. Nëse do të sigurojmë qarkullimin e lirë të mallrave, kapitaleve. Kjo është ajo që duhet të bëjmë. Duhet të jemi më të përkushtuar për rezultate. Pata një diskutim të gjatë me presidentin francez dhe besoj se Ballkani Perëndimor ka të ardhme evropiane. Kjo që ndodhi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte e padrejtë. Nuk mund të qajnë dhe të bërtasim. Na duhet të punojmë dhe të krijojmë një mjedis më të mirë.

Edi Rama: Përmendët apo përdorët fjalët a do të bëhet një bashkëpunim vërtet rajonal. Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtet rajonal i bashkëpunimit sepse po prodhon rezultate për njerëzit. Ballkani nuk është vendi i Jezusit por Shën Thomait, ne nuk besojmë po nuk vendosëm dorën në plagë. Është një tryezë e hapur për të gjithë. Aleksandri  e quan e ashtuquajtura Kosovë, unë e  quaj Kosovë dhe pikë. Sikur ne do të luftoni ç’vend do të kishte qenë Ballkani. Ky është një projekt, Ali Ahmeti e thotë thjeshtë: Ne nuk duam luftë tjetër dhe duam që të mbajnë sa më larg të jetë e mundur çdo fantazmë  nga  shkuara apo e tashmja. Nuk duhet të jetë problemi i qeverisë së Kosovës për të ardhur, por duhet të kishte qenë problemi i Serbisë për të pranuar. Kjo paqe përfundimtare që kërkojmë do të vijë përmes Ballkanit të Hapur.

Aleksandër Vuçiç: Kemi ftuar deri më tani qindra herë të gjithë të tjerët. Kurdo dhe sa herë që e bëjmë e bëjmë për hir të popullit tonë. Gjithmonë ka pasur këtë pyetje ku janë të tjetër. Kemi pasur trysni nga shumë vende të fuqishme për nismën. Por ne po bëhemi gjithnjë edhe më të fortë se po besojmë te kjo. Kemi një vetëbesim më të madh sot dhe e dimë që duhet të mbajë paqe dhe qetësi në rajon. Kjo është ajo që dimë. Thjeshtë hidhni një sy Ukrainës, doni ta shihni këtë në Ballkan. Unë nuk dua. Mos e nënvlerësoni nismën tonë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button