Barsaletat’ e Ramës me luftën gajasin liderët e rajonit: Kush do sulmojë i pari dhe kë për t’u anëtarësuar në BE…

Kryeministri Edi Rama, si në çdo mbledhje tjetër me liderët e rajonit, nuk i ka rezistuar aftësisë karizmatike për të shkaktuar të qeshura. Megjithëse tema e barsaletës ishte lufta në Ukrainë, vdekja e Prigozhin dhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, liderët kanë gjetur humorin për të qeshur.
Rama është shprehur se pas fillimit të negociatave, gjërat për vendin tonë janë më mirë dhe thekson e rëndësia e negociatave është të transformimi progresiv i një vendi.
Ali Aslan: Ka një legjendë këtu në Bled se nëse i bie kambanës tre herë ajo do të realizohet. Cila është dëshira për të ardhmen e vendit tuaj në Evropë?
Rama: Së pari nuk jam aspak i paduruar, isha shumë para se të filloja negociatat neurotike, kur na thonin duam të martohemi me ju po s’duam të flasim, tani që po flasim është shumë mirë. Thelbi i negociatave nuk është të bindim BE që jemi të mirë për ta por të transferojmë vendin tonë. Janë transferimi i dijeve. Nuk dua të tingëlloj si i errët, por po dëgjoja Tanin nga vendi i qejfit dhe i diellit që përmendi diçka shumë të rëndësishme, ka një qëndrim natyral dhe duhet të jetë i tillë se BE është një aspekt shumë i rëndësishëm dhe kjo është ajo që e ka krijuar atë si një vend të paqes. Do doja që kjo të mos jetë kërcënim për Ballkanin Perëndimor, po shihja dhe po mendoja kush duhet të sulmojë dhe kë për të marrë anëtarësimin në BE sa më shpejtë. Ne nëse pyesim grekët të na bëjnë nderin dhe ata do ta bënin. Jemi të gjithë gati të bashkojmë trenat me Ukrainën.




