Aktualitet

“Ka nga ata që shkojnë në bazë vetëm për të bërë foto”, Rama kërkon ndjesë për disa deputetë: Qëkur ikën si ministra, duket sikur flasin nga hëna

Detyra e deputetit matet me kilometrat e bëra në këmbë në vendin ku jeton komuniteti që i ka dhënë mandatin. Deputeti mund të jetë ose jo i gojës, por nuk mund të jetë tjetër veçse shembulli që dëgjon njerëzit dhe të zhvillojë dijet me problemet që duhet të merret, të zgjidhë halle të mëdha dhe të vogla. Të jesh deputet i kësaj partie, e konsideroj privilegj të pakrahasueshëm dhe të zgjidhesh deputet nga shumica e shqiptarëve është borxh që nuk lahet dot kurrë.

Atyre që më pyesni shpesh ku e gjen këtë energji ua kthej me një buzëqeshje, por dua tu them nuk kam sesi rri dot asnjë orë rehat përderisa ata që ma kanë bërë këtë nder, ka shumë që nuk janë rehat në atë orë, kjo është çështje detyre. U kërkoj të gjithë atyre që deputet nuk janë por kanë investuar mundin  tyre dhe kanë dhënë votën e tyre që një grusht njerëzish të PS të jenë këtu sot si deputetë.Dua tu kërkoj ndjesë për ata deputetë që nuk e kanë përmbushur Akoma minimumin jetik për detyrën që paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë sesa shumica. U kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin vetëm për të më shoqëruar mua. Për ata deputetë që u del zëri vetëm për interesa të tyre dhe ata deputetë qyshse kanë zbritur në sallë, flasin njëherë në hënë sikur kanë ardhur në hënë.”

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button