Aktualitet

“Pse më sheh”/ Plagosja në afërsi të Kishës së Laçit, si debati degradoi në përdorimin e armës

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të shtënat me armë zjarri në afërsi të Kishës së Laçit.

Paraprakisht dyshohet se janë zënë për motive të dobëta, teksa në gjendje të rëndë ndodhet shitësja e qirinjve në anë të rrugës, e cila ishte futur për t’i ndarë.

“Pse më sheh”, ky dyshohet se ka qenë nisja e përdorimit të armëve.

Dyshohet se më pas dikush ka zbritur me dorezë hekuri e kanë nisur të përplasen fizikisht.

Pas kësaj dyshohet se një tjetër person ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar duke plagosur 5 persona.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button