Aktualitet

Berisha thyen heshtjen zgjedhore, reagon KQZ: Të ndalohet çdo lloj fushate, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale

Edhe pse sot është heshtje zgjedhore, kreu i PD, Sali Berisha nuk e ka respektuar atë. Berisha vijon të hedhë statuse në llogarinë e tij në rrjete sociale, ku sulmon kryeministrin Edi Rama, por dhe videomesazhe në mbështetje të tij.

Lidhur me këtë, ka reaguar KQZ, ku urdhëron respektimin e  plotë të heshtjes zgjedhore.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale.

Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, thuhet në njoftim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button