Aktualitet

Qarku i Tiranës/ Po numërohen kutitë e fundit, PS “frenohet” te deputeti i 19-të, PD në “luftë” me Shehajn për mandatin e 14-të

Në Qarkun e Tiranës deri tani janë numëruar 1106 kuti nga 1282 që janë në total.

PS ka marrë në qarkun më të madh të vendit 175.386 vota ose 47.66%. Socialistët kanë siguruar 19 mandate, 1 më më shumë se 4 vite më parë.

Koalicioni opozitar, PD-ASHM numëron 129.758 vota ose 35.26 %.

Në Qarkun e Tiranës, forcë e tretë politike renditet “Mundësia” e Agron Shehajt me 18.302 vota ose 4.97%. “Mundësia” ka siguruar deri tani një mandat në Tiranë, por “lufton” për të dytin i cili do të rrezikonte t’i hiqte PD-së të 14-in.

Më pas vijnë partitë e tjera si PSD me 3.49% dhe Nisma-Shqipëria Bëhet 3.04% të cilat kanë siguruar tanimë nga një mandat apo dhe Koalicioni Euroatlantik me 1.88%, pa përfaqësim në Kuvend.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button