Aktualitet

Tiranë/ Mësuesja denoncon babanë e nxënëses për fyerje, pronarja e kopshtit akuzon nënën e një fëmije për prishje të imazhit

Babai i një nxënëseje dhe nëna e një fëmije të mitur janë marrë nën hetim nga Policia e Tiranës, pas kallëzimeve për fyerje dhe prishje imazhi të mësueses dhe pronares së një kopshti privat.

Policia bëri sot me dije (6 qershor) se mësuesja me inicialet I. P., 50 vjeçe, ka kallëzuar se është fyer nga O. Xh., babai i nxënëses së saj, për shkak të detyrës. Nuk jepen detaje të hollësishme për shkakun e konfliktit, nëse ka qenë nota vlerësuese e ulët për nxënësen apo ndonjë debat zanafilla e konfliktit, por materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

Gjithashtu dy ditë më parë,pronarja e një kopshti privat me inicialet M. J., 36 vjeçe, ka kallëzuar se nëna e një fëmije i ka prishur imazhin, “duke postuar në një rrjet social, foton e fëmijës së saj, me pretendimin se është konfliktuar në kopsht, me një fëmijë tjetër”.

Edhe për këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim dhe veprime të mëtejshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button