Aktualitet

Asfaltohet rruga “Ura Domje – Lagjja Tagan”, Veliaj: “Këtë vit asfaltojmë 100 rrugë rurale, për të krijuar 100 mundësi për fshatin”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet për asfaltimin e rrugës “Ura Domje – Lagjia Tagan”, segment rrugor nga rreth-rrotullimi i Mulletit deri te ura në fshatin Qeha. Ai tha se kjo është prova konkrete se puna vijon edhe në periferi, dhe se këtë vit janë planifikuar të asfaltohen 100 rrugë rurale.

“Shumë faleminderit skuadrës që punojnë pa pushim për ta realizuar këtë projekt. Nuk i vë faj njerëzve me të gjithë zhurmën që bëhet me politikën. ‘Jo, po është asfalt elektoral, jo, po do mbarojë puna pasi të mbarojnë zgjedhjet’. Ja ku është prova konkrete se kush do të punojë, punon gjithmonë. Kjo është një rrugë, që jo vetëm për mijëra banorë të zonës, por qindra ekonomi lokale zhvillohen nga kjo rrugë. Duke u rritur vlera e pronës shoh shumë familje të qytetit që janë transferuar në fshat. Për shembull, qendra e Qehasë hapi një mundësi edhe për ekonomitë e fshatit. Prona u rrit, u shitën një pafundësi tokash. Është një formulë “win-win”. Këtë vit kemi planifikuar rreth 100 rrugë rurale – rrugë, rrugica, shtigje, ura. Por, nuk i shoh si 100 projekte asfalti, i shoh si 100 mundësi, 100 lidhje, 100 miqësi, 100 tregti, 100 shoqëri, 100 potenciale për të bërë më mirë. Një rrugë është jo vetëm një zhvendosje logjistike nga A në B, por është edhe një vajtje në fshat, edhe një vajtje në spital, është edhe një vajtje në universitet, është edhe një vajtje në treg”, tha ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button