Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Rubios: SHBA e palëkundur në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar mesazhin e Sekretarit Marco Rubio, i cili thekson angazhimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për të dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të vendit.

“Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës,” thekson Rubio.

Ai përmend dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të SHBA-së si një hap konkret në këtë drejtim, si dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza, që sipas tij, janë shembuj të ruajtjes së standardeve më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.Ky mesazh vjen në një kohë kur siguria kufitare dhe politikat e emigracionit mbeten çështje prioritare për administratën amerikane.

Screenshot
https://www.facebook.com/share/p/1AHu6ta9Ri/?mibextid=wwXIfr

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button