U ekzekutua me tre plumba në qafë, profesori qëllohet për vdekje nga ish-bashkëshorti i partneres

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur pasditen e djeshme në Shën Parashki të Greqisë. Një person me origjinë norvegjeze është qëlluar me tre plumba në qafë nga një tjetër person, i cili është larguar në drejtim të paditur pasi kreu krimin e rëndë.
Sipas asaj që raportohet nga mediat vendase, viktima, emri i të cilit nuk është bërë publik për mediat, është profesor dhe baba i dy fëmijëve. Autor i kësaj ngjarje dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i partneres së viktimës.
Sipas dëshmitarëve, autori është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, pasi ka qëlluar disa herë me armë drejt viktimës. Në momentin e krimit ai ishte veshur me të zeza dhe kishte vendosur maskë për të fshehur identitetin. Menjëherë pas ngjarjes vrasësi është larguar me vrap drejt rrugës Evergetou Giavasis.
Hetimet lidhur me ngjarjen në fjalë po vijojnë ashtu si dhe puna për kapjen e autorit.




