Aktualitet
Dita e gjashtë e protestës, Tirana blindohet me forca policie

Për të gjashtën ditë me radhë qytetarët protestojnë në shesh për vrasjen e të riut Klodian Rasha.
Policia ka marrë masa, sidomos në ato pika ku përqëndrimi i protestuesve është më i madh.
Ndërkaq mësohet se po kontrollohen qytetarët në Sheshin “Skënderbej”.
Më herët, nga Policia e Shtetit është kërkuar prej qytetarëve që të zbatojnë masat kundër koronavirusit, dhe të shmangin grumbullimet.
Protestat e ditëve të fundit sollën edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.




