Aktualitet

Tragjike në Elbasan/ Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin. Paraprakisht raportohet se të miturit ishin vëllezër 8 dhe 10 vjeç

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me nënën e tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha  fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një  kanal të lumit më poshtë.

Ngjarja ka tronditur gjithë zonën, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike të afërm e bashkëfshatarë të viktimave. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Kjo është një tjetër ngjarje që ngre shqetësimin për sigurinë e fëmijëve pranë zonave ujore, veçanërisht gjatë stinës së verës, kur temperatura e lartë i shtyn të miturit të kërkojnë freski në lumenj apo rezervuarë pa mbikëqyrje.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button